Pyetje të shpeshta për JetoFit
Përgjigje për anëtarësinë JetoFit: si funksionon, çfarë përfshin çdo plan, si paguhet, si anulohet dhe ku janë partnerët në Kosovë.
Anëtarësia
Sa herë mund të shkoj në muaj?
Çdo plan përfshin 10 seanca sportive në muaj. Standard, Premium, Group dhe Kids shtojnë edhe 3 seanca noti.
A është i përshtatshëm për fillestarë?
Po. Partnerët ofrojnë klasa për çdo nivel, dhe mund të provoni sporte të ndryshme derisa të gjeni atë që ju pëlqen.
A mund të shkoj në palestra të ndryshme?
Po. Me një anëtarësi hyni te të gjithë partnerët në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Vushtrri, Viti, Gjilan, Mitrovicë dhe Tiranë, dhe mund ta ndërroni lokacionin sa herë të doni.
Pagesa dhe anulimi
A ka kontratë ose tarifë anulimi?
Jo. Anëtarësinë mund ta anuloni kur të doni, pa kontratë afatgjatë dhe pa tarifa të fshehura.
Si paguhet?
Pagesa bëhet në aplikacion, drejtpërdrejt përmes bankës. JetoFit nuk ruan të dhënat e pagesës.
Partnerët dhe sportet
Sa kushton për kompani?
Plani Group kushton €49.99 për person në muaj për të paktën 3 persona. Për ekipe më të mëdha na kontaktoni për ofertë.
A mund të shtojmë dhe heqim punonjës?
Po. Kompania menaxhon anëtarët nga paneli dhe ndryshimet vlejnë menjëherë.
Kush mund të bëhet partner?
Palestra, pishina, studio pilatesi, yoge dhe vallëzimi, klube të arteve marciale, qendra për fëmijë dhe aktivitete në natyrë në Kosovë.
Një anëtarësi. Të gjitha sportet.
Palestër, pishinë, pilates, boks dhe më shumë te partnerët në gjithë Kosovën. Nga €49.99 në muaj.